| | Sitemap | EN | MK
U mbajt seanca e 8-të e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale

Më 30 Maj 2022 u mbajt seanca e tetë e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale. Në seancë u diskutua për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të organit.

Udhëheqësi Blerim Idrizi raportoi se me datë 27.05.2022 janë kryer kontrolle të koordinuara në Shkup, në të cilat sipas nevojave të Trupit Koordinues, inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Administrata e të Ardhurave Publike dhe policë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Janë kryer kontrolle në gjithsej 10 objekte, në të cilat janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale për shkak të përdorimit të paligjshëm të markave të njohura,si: Puma, Lacoste, Tommy Hilfiger, etj. Në këtë aksion janë shqiptuar gjoba nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Administrata e të Ardhurave Publike.



30.05.2022