Më 28.04.2022 u mbajt seanca e shtatë e Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale. Në seancë u diskutua për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të organit.
Udhëheqësi Blerim Idrizi paralajmëroi organizimin e aktiviteteve shtesë për periudhën e ardhshme. Qëllimi është të afirmohet roli i Trupit Koordinues, të forcohet bashkëpunimi me palët relevante të interesit dhe të ndërgjegjësohet publiku për nevojat dhe përfitimet e mbrojtjes së të drejtave.