| | Sitemap | EN | MK
ESHPI shënon sot Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale

Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale, më 26 prill, shënon Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale nëpërmjet:    

- Dhënies së çmimit "Patenta e vitit për 2021".

Tradicionalisht, për të 28-tën herë, drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, mr. Ibush Jusufi, ndau çmimin “Patenta e vitit për 2021-tën” aplikantit ZAVAR KOMPANI SH.P.K. Shkup, për shpikjen me titull “MIKSER I LËVIZSHËM PËR TRETJE ME VAKUM OSE TRYSNI ME TEMPERATURË TË NDRYSHME TË PREPARATEVE MJEKËSORE TË LËNGSHME OSE GJYSHMËLËNGSHME”: Grnarov Pavle, Zahariev Igor dhe Naumovska Grnarova Marta.

- Promovimi i të drejtave të pronësisë industriale duke ngritur stendat dhe duke shpërndarë materiale promovuese.

- Stendat u vendosën në sheshin Maqedonia dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku u promovuan të drejtat e pronësisë industriale si dhe përfitimet nga mbrojtja e tyre si bazë për zhvillimin e suksesshëm të çdo biznesi.    

Këtë vit, Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, organizimi konceptual i së cilës është në krye të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, shënohet nën shenjën e "Pronësisë Intelektuale dhe Rinia: Inovacion për një të Ardhme më të Mirë"(World Intellectual Property Day 2022 – Celebrating Creativity & Innovation link: https://www.wipo.int/portal/en/#).



26.04.2022


Foto galeria