U zhvillua takim pune ndërmjet dy Institucioneve të ngjashme në fushëveprimin e tyre. Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm duke u bazuar edhe në pikat që janë edhe pjesë e Memorandumit të lidhur ndërmjet Institucioneve:
• shkëmbimi i ndërsjellë i informacionit,njohurive dhe përvojave nga fusha me interes të përbashkët;
• aktivitete të përbashkëta për të nxitur inovacionin dhe mbrojtjen e tyre;
• organizimi i përbashkët i ngjarjeve që kanë të bëjnë me nxitjen,promovimin dhe avancimin e inovacionit dhe përparimit teknologjik të vendit;
• organizimi dhe realizimi i përbashkët i sesioneve informative, trajnimeve, punëtorive dhe promovimeve; dhe
• fusha dhe forma të tjera të bashkëpunimit, për të cilat do të bihet dakord nga nënshkruesit e këtij Memorandumi.