| | Sitemap | EN | MK
Shpikjet elektrike të policit nga Tetova

Drejtori i ESHPI-së z. Ibush Jusufi sot e priti  efektivin dhe inovatorin, z. Ali Kasamin. Përveç profesionit, z. Kasami merret me inovacione, sidomos me ato elektrike si dhe elektronike. Ai përdor elektromotor si dhe pjesë tjera elektronike për makinat.

Në takimin e sotëm, z. Kasami bëri një prezantim të projekteve që ka realizuar, mest tyre djepin me rrymë, makinën për përzierjen e ajvarit, makinën për pjekjen e gështenjave si dhe logot tredimesionale, me çrast shfaqi interesin e tij për patentimin e të njëjtave.

Projekti tjetër interesant i Aliut është prodhimi i energjisë elektrike të rinovueshme, përmes elektromagneteve, proces i cili do të ulte shpenzimet në amvisëri.

Këto shpikje u vlerësuan mjaft mirë nga Enti dhe me mbështetje të vazhdueshme pritet të fillohet procesi i pantentimit.



15.03.2022


Foto galeria