Sot, u.d. Drejtori Ibush Jusufi priti ne zyrat e Entit Shtetëror për Pronësi Industriale përfaqësues nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, prof. Vllado Buçkovski, prof. Goce Naumovski dhe prof. Kristina Tasev.
Temë e diskutimit ishte vazhdimësia e bashkëpunimit si pjesë e memorandumit të nënshkruar nga të dy institucionet në sferën e mbrojtjes së pronësisë industriale.