Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Goran Gerasimovski, sot pati një takim pune me Antoni Peshev - Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të RMV-së.
Në takim u diskutua për organizimin e vizitave individuale në kompanitë anëtare të dhomës, me qëllim të ndërgjegjësimit për përfitimet e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Në të njëjtën kohë, përmes këtyre aktiviteteve, kompanitë do të mësojnë për rolin e mbrojtjes në promovimin e bizneseve të tyre, si dhe procedurën e mbrojtjes, për të cilën ESHPI ofron mbështetjen e duhur.
Për më tepër, ekspertët e pronësisë industriale do të shpjegojnë se si bazat e të dhënave elektronike ndërkombëtare të EPO, WIPO dhe EUIPO mund të përdoren për të ndjekur trendet globale në inovacion dhe teknologjitë e reja në të gjithë botën.
Vizitat do të kryhen në secilën kompani individualisht dhe janë në përputhje të plotë me masat mbrojtëse kundër KOVID-19.