Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (OBPI, WIPO) së bashku me INSEAD dheUniversiteti Kornel shpalli Indeksin e Inovacionit Global (IIG) për vitin 2020. Ky është edicioni i 13-të i Indeksit, që ka për qëllim të ndihmojë bartësit e politikave në kuptimin e aktiviteteve inovative, të cilat nxitin zhvillimin ekonomik. Studimi bazohet mbi 131 ekonomi, e që rezultatet bazohen në 80 tregues, të cilët përfshijnë hapat e aplikimit të pronësisë intelektuale, rangime të larta universitare dhe publikime shkencoro-teknike (Universiteti Kornel, INSEAD dhe WIPO (2020))
Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 57-të nga 131 shtetet sipas Indeksit të Inovacionit Global (IIG) për vitin 2020, i shpallur më datë 2 të këtij muaji, sipas të cilit shënon ngritje në 2 vende më lartë të listës së vendeve, të cilat investuan në infrastrukturën inovative.
Sipas këtij raporti Republika e Maqedonisë së Veriut ka rritje të theksuar në raport me dy vitet e kaluara, që në masë të madhe ka të bëjë me politikën e përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me ndërmarrjet e vogla, mikro dhe të mesme.
Indeksi i Inovacionit Global për vitin 2020
|
Renditjet e Maqedonisë së Veriut, 2018 - 2020 (krahasim)
|
IIG Inovacione Inpute |
2020 57 46 63 |
2019 59 52 63 |
2018 84 71 93 |
Një sukses i madh i arritur, sipas treguesve të cilësisë ISO9001 (vendi i 22-të) dhe produkteve të teknologjisë së lartë dhe të mesme të lartë (vendi i 21-të) si dhe pozita në kategorinë e njohurive dhe teknologjive është përmirësuar, sipas të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 58.
Sipas Indeksit të Inovacionit Global, Republika e Maqedonisë së Veriut ka vlerësime mbi mesataren në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global, të cilat i referohen institucioneve, infrastrukturës, sofistikimit të tregut, ku është në pozitën e 17 për njohuritë dhe rezultatet teknologjike dhe rezultatet krijuese.
Pesë vendet më inovative, sipas analizës së IIG-së këtë vit janë Zvicra, Suedia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda.