| | Sitemap | EN | MK
Makinova e 40-të e vitit 2019 dhe Ekonova e 17-të e vitit 2019

Zëvendës Drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, z.Goran Gerasimovski moрri pjesë në hapjen e ekspozitave të këtij viti MAKINOVA & EKONOVA.

MAKINOVA mbahet për herë të 40-të në vendin tonë. Ajo ekspozon shpikje,risi, teknologji dhe produkte të reja, avancime teknike, dizajn industrial, marka tregtare dhe hulumtime dhe kreativitet të të rinjve.

Ekspozita MAKINOVA 2019 shoqërohet për herë të 17-të me ekspozitën EKONOVA 2019 të inovacioneve, shpikjeve dhe ideve që synojnë përmirësimin e mjedisit.

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale edhe këtë vit jep çmimet për më të mirët, duke mbështetur shpikësit në vendin tonë.

Shpikjet mund të shihen në dy ditët e ardhshme në Muzeun e qytetit të Shkupit, ndërsa çmimet do të ndahen ditën e diel.



11.11.2019


Foto galeria