| | Sitemap | EN | MK
Promovohet bashkëpunimi në luftën kundër produkteve të falsifikuara

Zëvendës Drejtori i Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale dhe Kryetari i Trupit Koordinues për Pronësi Intelektuale z. Goran Gerasimovski sot drejtoi evenimentin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe për të identifikuar produktet e falsifikuara, që u mbajt në Hotel “Rusia”.

"Detyra jonë si Organ Koordinues është të garantojmë bashkëpunim të vazhdueshëm, të organizojmë aksione të përbashkëta, konkretisht të ndërtojmë dhe të ruajmë një mekanizëm efektiv për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të punojmë fuqishëm në këtë drejtim  dhe ngjarja e sotme është një hap në drejtimin e duhur ",  deklaroi z. Gerasimovski.

 Me ngjarjen e sotshme njëkohësisht ushënua dhe u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet OJQ  “Reakt” dhe Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit në luftën kundër falsifikimit.



27.09.2019