Në kuadër të fushatës "25 vjet ESHPI - Muaji i PI", të punësuarit e ESHPI kishin dy aktivitete këto dy ditë në Shtip. Një mini seminar për të drejtat e PI u mbajt me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Në seminar ishte gjithashtu i pranishëm edhe kryetari i komunës së Shtipit. Z. Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendës drejtori i ESHPI, z. Goran Gerasimovski dhe këshilltari shtetëror z. Ali Asani.
Gjithashtu, në qendër të qytetit u vendos stenda në të cilën u shpërndanë materiale promovuese dhe u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve të interesuar. Përndryshe, interesi i qytetarëve të Shtipit ishte në një nivel shumë të lartë.