Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, me datë 25.11.2016, mbajti konferencë në të cilën prezantoi projekti “Mbështetje teknike të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale”, e cila është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë.
Projekti “Mbështetje teknike të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale” synon krijimin e një sistemi të shërbimeve dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Entit Shtetëror për Pronësi Industriale dhe palët kyçe në fushën e pronësisë industriale.
Për të arritur qëllimin e projektit, në fillim u realizua studimi i fizibilitetit, me të cilin është vlerësuar gjendja aktuale sa i përket kornizës ligjore dhe institucionale të sistemit të shkëmbimit të informacionit, ku më vone u propozuan zgjidhje për përmirësimin e saj, dhe u përcaktuan objektivat që duhej të arritur duke zbatuar zgjidhjet e propozuara.
Projekti parashikon realizimin e një platformë për shkëmbimin dhe përdorimin e informatave dhe të të dhënave në sistemin e pronësisë industriale. Për shkak të specifikave të ndryshme sistemit dhe palëve të interesuara platforma është e ndarë në 4 module të veçanta, dhe atë:
Moduli 1: Shërbimet publike që Enti Shtetëror i Pronësisë Industriale ofron
Moduli 2: Praktikat e Entit shtetëror për pronësi industrial
Moduli 3: Praktika e Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë
Moduli 4: inforamata për marrjen e provimit për pronësi industriale nga ana e përfaqësuësve