Nëse aplikimi në datën e depozitimit përmbush të gjitha kërkesat e parapara në nenin 99 të Ligjit, atëherë data e depozitimit të aplikimit do të jetë e njëjtë me datën kur kërkesa është paraqitur pranë Entit. Nëse aplikimi nuk është i plotë dhe aplikanti kryen plotësimet e kërkuara dhe korrigjimet e nevojshme, si datë e depozitimit do të merret data në të cilën aplikanti ka kryer plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara të aplikimit, në përputhje me njoftimin dhe sipas kërkesave të nenit 99 paragrafi (1) të Ligjit.
Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara brënda afatit, kërkesa refuzohet.
Pas regjistrimit të aplikimit në regjistrinë e aplikimeve të dizenjove industriale, kryhet ekzaminimi formal i kërkesës. Nëse aplikimi është në rregull, ekzaminohen kushtet për regjistrimin e dizenjove industriale.
Nëse dizenjo industriale nuk mund të regjistrohet për disa nga arsyet e shënuara në nenin 86 (arsyet absolute), Enti sjellë Vendim për refuzim të plotë apo të pjesërishëm të aplikimit.
Nëse aplikimi i përmbush kushtet e parapara me Ligj, dhe nëse janë paguar shpenzimet për publikim, të dhënat e aplikimit publikohen në Buletinin e Entit.
Kundërshtim ndaj një dizenjo të publikuar (e paraparë në nenin 108 nga Ligji), depozitohet në afat prej 90 ditësh nga data e publikimit.
Enti shqyrton kundërshtimin dhe vendos për kundërshtimin në përputhje me dispozitat e Ligjit (nenet 109 dhe 110).
Nëse arsyet e parapara në nenet 86 dhe 87 pragrafi (1) të Ligjit, nuk paraqesin penges për regjistrim, dhe janë paguar taksat e parapara për periudhën e parë pesë vjecare,shpenzimet për publikimin e dizenjos industrial në Buletinin e Entit dhe shpenzimet për dhënien e certifikatës për dizenjo industriale, Enti sjellë vendim për regjistrimin e dizenjos industriale dhe regjistrohet në Regjistrin për dizenjo industriale.
Data për regjistrim të dizenjos industriale në regjistër është e njëjtë me datën e sjelljes së vendimit për regjistrim të dizenjos industriale.
Të dhënat për dizenjo industriale publikohen në Buletinin e Entit, në afat prej 90 ditësh nga data e regjistrimit të dizenjos industriale në regjistrin e dizenjove.
Enti pronarit të dizenjos industriale i lëshon certifikatën e regjistrimit më së voni në afat prej gjashtë muajsh nga data e sjelljes së Vendimit për regjistrim të dizenjos industriale. Përmbajtja e certifikates të disenjos industriale është përcaktuar me Rregullore për dizenjo industriale.