| | Sitemap | EN | MK
Takimi i gjashtëmbëdhjetë i Nënkomitetit për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale, si bartës i Kapitullit 3.07 - Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, morri pjesë në takimin e gjashtëmbëdhjetë të Nënkomitetit për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën, të mbajtur më 25 shkurt 2021.

Në takimin u diskutua për tre grupet e punës që janë pjesë e kapitullit, edhe atë: të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Të Drejtat e Pronësisë Industriale dhe Zbatimi dhe Lufta kundër Falsifikimit dhe Piraterisë.

Në takimin një orësh konkretisht u diskutua për temat e mëposhtme:

- Harmonizimi i ligjit kombëtar për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta me Direktivat 2014/26/EC, 2011/77/EC, 2012/28/EC dhe Marrëveshjen e Marakeshit.

- Bashkëpunimi i deritanishëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale me Entin për Pronësi Intelektuale të Bashkimit Evropian, si dhe qëllimet dhe pritjet nga bashkëpunimi i mëtejshëm.

- Transpozimi i Direktivës 943/2016/BE mbi sekretet tregtare në ligjin kombëtar të pronësisë industriale.

- Rekomandime për pajtueshmëri me direktivat e reja të BE-së në fushën e dizajnit industrial.

- Projekti i ESHPI-së  për Strategjinë e re kombëtare afatgjate për pronësinë intelektuale 2021-2026 si dhe rrjetin elektronik të dedikuar, paraqitjen elektronike të aplikacioneve dhe shërbimet elektronike.

-Çertifikata për mbrojtje shtesë - cila është situata aktuale në Ligjin për Pronësinë Industriale si dhe informacione të hollësishme në lidhje me kërkesat e paraqitura dhe të zgjidhura në Ent.

- Aktivitetet e ndërmarra për të vazhduar përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për zbatimin e të drejtave të PI, si dhe

- mosmarrëveshja midis operatorëve tokësorë dhe kabllorë të shkaktuar nga ndryshimet në nenin 143 paragrafët 3 dhe 4 të Ligjit për Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiovizive.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian ishin të kënaqur me përpjekjet dhe ato që janë arritur deri më tani në Kapitullin 3.07 - Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale



26.02.2021