| | Sitemap | EN | MK
Konferencë: Transferimi i teknologjisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë


Në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale, më 18 tetor, organizoi konferencë me temë: Transferimin e teknologjisë dhe të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë.
Konferencën e hapi me fjalimin e tij Ministri i Ekonomisë Z. Kreshnik Bekteshi, i ndjekur nga fjalimet e z Safet Emruli, drejtor i ESHPI, Zhelko Topic, Zavendës President i Zyrës Europiane të Patentave, znj Sylvia Trpkovska, Përfaqësuese e Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale, dhe në fund të pjesës së parë të konferencës, Z. Goran Gerasimovski, zëvendës drejtor i ESHPI Prezentoi Monografinë për 25 vjet ESHPI.

Pas fjalës përshëndetëse, konferenca vazhdoi me pjesën e saj të punës, në të cilën u mbajtën 4 prezantime:

- Praktikat më të mira, sfidat dhe mundësitë për të promovuar transferimin e teknologjisë dhe inovacionit - Minna Nikolova-Kress, Koordinator, Zyra Europiane e Patentave
- Specifikimet e transferimit të teknologjisë në industrinë e TI - Gjorgji Filipov, Drejtori i parë i ESHPI
- ToolKit i OBPI për institucionet akademike - Silvia Trpkovska, Zyrtare e Lartë, OBPI
- Mjetet për mbështetjen e NVM-ve në Maqedoni për inovacionet dhe zhvillimin teknologjik për të rritur konkurrencën e tyre - Bisera Jordanovska, Fondi për inovacion dhe zhvillimit teknologjik

Në konferencë, përveç përfaqësuesve të zyreve kombëtare rajonale për pronësisë intelektuale, morën pjesë edhe mbi 120 përfaqësues nga të gjitha palët që janë pjesë e sistemit të pronësisë intelektuale në Republikën e Maqedonisë.



25.10.2018


Foto galeria